Ballina Lifestyle Hilary Duff bëhet nënë për herë të katërt, zbulon emrin dhe fotot...

Hilary Duff bëhet nënë për herë të katërt, zbulon emrin dhe fotot e para të bebit

43
0

Hilary Duff ka sjellë në jetë fëmijën e saj të katërt më 3 maj 2024.

Duff mirëpriti një vajzë, të cilën zbuloi se e kanë quajtur Towness Meadow Bair. Vajza është fëmija i saj i katërt dhe i treti me bashkëshortin, Matthew Koma.

Aktorja e dha lajmin në Instagram, duke i përshkruar ditët e para me të si “momente të pastra magjie”. Ajo ka postuar foto bardh e zi, duke shfaqur momente emocionuese me vajzën e saj të porsalindur.

Në postim, Duff shkroi:

“Townes Meadow Bair, tani e dimë pse ajo na bëri të prisnim kaq gjatë… Ajo po i përsoste ato faqe! Kam ëndërruar të të mbaj në krahët e mi për muaj të tërë dhe 5 ditët e fundit që të njoh, të shikoj dhe të marr erë, kanë qenë momente të pastra magjie. Të gjithë të duam sikur ke qenë këtu gjithmonë, bukuroshe. 3/5/24.”

Matthew Koma dhe Hilary Duff janë gjithashtu prindër të vajzave Banks, 5 vjeçe, dhe Mae, 2 vjeçe. Ndërkohë, aktorja ka edhe një djalë 11-vjeçar, Luca, nga martesa e saj e mëparshme me Mike Comrie.