Ballina Rajoni Një nga plazhet më të bukura greke mbetet i mbyllur për vizitorët...

Një nga plazhet më të bukura greke mbetet i mbyllur për vizitorët këtë vit

94
0

Një nga plazhet më të bukura në botë dhe padyshim më i famshmi në Greqi do të qëndrojë i mbyllur për vizitorët edhe këtë sezon. Është plazhi Navajo në Zakynthos që turistët do të mund të shohin, por vetëm nga një distancë e sigurt nga deti.

Në gazetën zyrtare greke është publikuar një vendim i përbashkët i katër ministrive, me të cilin zgjatet ndalimi i hyrjes në plazhin Navajo në Zakinthos këtë vit – si nga deti ashtu edhe nga toka.

Siç thuhet në vendim, ndalimet që kanë qenë në fuqi vitin e kaluar do të vazhdojnë edhe në sezonin e ri veror për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve të dherave, të cilat sipas ekspertëve grekë mund të shkaktojnë një tërmet me magnitudë 3.5 ballë.

Në mënyrë të veçantë, lëvizja në plazh në vetvete nuk lejohet, si dhe ankorimi i anijeve në gji. Ndalohet noti edhe në vetë gjirin, më saktë në zonën detare brenda vijës imagjinare që lidh dy gjiret.

Për sa i përket “pllajës” mbi plazh, qasja e vizitorëve është gjithashtu e ndaluar brenda 10 metrave nga skaji i shpatit.