Ballina Politika Komision për korrupsionin/ “Propagandë nga Rama”, Agron Shehaj nuk përmbahet: Shqipëria nuk...

Komision për korrupsionin/ “Propagandë nga Rama”, Agron Shehaj nuk përmbahet: Shqipëria nuk hyn në BE pa dalë kryeministri para drejtësisë

43
0

Duke komentuar një propozim të mazhorancës për të ngritur një komision për të luftuar korrupsionin, deputeti Agron Shehaj i ftuar në një emision televiziv, tha se e gjitha është propagandë.

“Në këto 11 vite qeverisje, ajo që ka thënë Edi Rama, nuk ka qenë kurrë ajo që ka bërë. Formalisht ka thënë do bëjmë amnistinë për njerëzit e thjeshtë, nuk do të përfshihen të korruptuarit, pas dy javësh rezulton se ato janë përfshirë. Të njëjtën gjë u tha për inceneratorët, u morën parat dhe ata nuk dogjën mbetjen. Edi Rama do të krijojë një komision që në vend që të luftojë korrupsionin, do të jetë një komision anti SPAK.

Po ta lexosh thua duhet mbështetur. Shqipëria është një nga vendet më të korruptuara në Evropë. Në të gjitha vendet e lindjes që kanë hyrë në BE, kryeministrat janë përballur me drejtësinë. Shqipëria nuk ka asnjë shans që të hyjë në Bashkimin Evropian, nëse kryeministri nuk del para drejtësisë. Kjo është e sigurt! Këtë kërkon Bashkimi Evropian. Të gjitha këto jo vetëm që nuk luftojnë korrupsionin, por janë thjesht propagandë”, tha ai.