Ballina Lifestyle “Më goditi disa herë në kokë”/ Këngëtarja e njohur kallëzon për dhunë...

“Më goditi disa herë në kokë”/ Këngëtarja e njohur kallëzon për dhunë bashkëshortin: Sulm fizik dhe nga vëllai

32
0

Këngëtarja kosovare, Teuta Selimi ka denoncuar për dhunë bashkëshortin dhe vëllain e saj.

Brenda 48 orëve, artistja ka bërë dy denoncime në Policinë e Kosovës.

Fillimisht, në orët e para të së mërkurës, raportoi për dhunë burrin e saj, Patrik Neziri. Sipas mediave kosovare, një konflikt verbal mes çiftit u përshkallëzua në dhunë fizike, kur Patriku qëlloi disa herë në kokë Teutën.

Policia ka marrë nën hetim të dy të pandehurit, ndërsa vëllai i këngëtares është dërguar në paraburgim për 48 orë. Ata do të hetohen për dhunë në familje.