Ballina Politika Meta kundër shëndetit riprodhues: Drafti për nënat zëvendësuese, kundër familjes

Meta kundër shëndetit riprodhues: Drafti për nënat zëvendësuese, kundër familjes

10
0

Qëndrim të ashpër mbajti Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për draftin në konsultim, për shëndetin riprodhues që lejon dhe surrogacinë. Ai bashkohet me shqetësimin që kanë shprehur përfaqësues të komuniteteve fetare dhe jo vetëm.

“Kthen Shqipërinë në një fermë të surrogatove të të gjithë botës”.

Është një ligj anti-familje dhe anti-kombëtar, sipas Partisë së Lirisë. Sipas Metës një iniciativë e tillë e kthen Shqipërinë në një vend të trafikut ndërkombëtar të foshnjave.

“Nuk kemi gra e vajza për proletarët e të gjithë botës…”.

Partia e Lirisë e cilëson po kaq problematike edhe zgjatjen e javëve të abortit, nga 12 që është, në 14.