Ballina Politika “Një deputeti i kanë marrë vëllanë në Gjermani për trafik droge”, Erion...

“Një deputeti i kanë marrë vëllanë në Gjermani për trafik droge”, Erion Braçe përplaset me Bardhin: Kam frikë nga ty në fakt, pyet në grupin tënd…

13
0

Ligjvënësi i PS-së, Erion Braçe në nisje fjalës së tij në Kuvend ka deklaruar se një deputeti i kanë arrestuar të vëllanë në Gjermani, disa muaj më parë për trafik droge, që ka sjellë reagimin e deputetit Gazment Bardhi.

“Po pyes, kujt i kanë marrë vëllain në Gjermani muaj më parë për trafik droge? Kujt?”, shprehet deputeti socialist.

Ndërkohë që kreu i Grupit të PD-së, Bardhi ndërhyri nga vendi, Erion Braçe iu drejtua duke i thënë që “pyet se drejton dhe grupin ti, bëj këtë pyetjen time brenda grupit tënd se sqarohesh, bëjë këtë pyetje”.

“Po nga ty kam frikë shumë unë në fakt të them të drejtën. Derisa të gjejë kurajon ta thotë, edhe brenda partisë së tij, do të dojë kam disa gjëra të tjera për të thënë”, u kthye deputeti i PS-së, Bardhit, ndërsa më pas flet për korrupsionin.