Ballina Aktualitet Pasuritë e zyrtarëve, 23 raste në SPAK! Inspektoriati i Deklarimit dhe Kontrollit...

Pasuritë e zyrtarëve, 23 raste në SPAK! Inspektoriati i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive: 16 episode të konfliktit të interesit

16
0

Evgjeni Bashari, inspektore e përgjithshme e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Kontrollit të Pasurive dhe i Konfliktit të Interesit, paraqiti në Komisionin e Ligjeve raportin vjetor për vitit 2023.

Ajo deklaroi se gjatë vitit të shkuar i ka dërguar SPAK  për 23 raste, të gjithë informacionin e nevojshëm të administruar pranë Inspektoratit të Lartë për këta subjekte me interes për prokurorinë speciale.

Pas kontrollit të subjekteve deklaruese për shkelje dhe konflikt interesi  gjatë vitit 2023, ky inspektoriat për 16 raste bëri referime penale dhe referime të tjera. Zonja Bashari nuk i bëri publik emrat e këtyre 16 zyrtarëve të çuar për ndjekje penale. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi,  përgëzoi punën e këtij inspektoriati por theksoi kundërshtinë për rezolutën socialiste e lidhur me mirë-qeverisjen dhe thellimin e luftës me korrupsionin.

“Në pikën 6 thuhet se duhet të bëhet një transformim i institucioneve ligj-zbatuese duke përmendur edhe çështjen e deklarimit të pasurive dhe konfliktit të interesave. Rishikimi, bashkimi kompetencave në agjenci të reja nuk i shërbejnë stabilitetit kundra luftës së korrupsionit. Pavarësisht se ka një rëndësi të madhe në atë që po bën e mban profilin siç duhet të ulët,  pa patur nevojë për bujë të madhe siç pompohen shumë institucione të tjera siç është SPAK”, tha deputeti i PD, Oerd Bylykbashi.