Ballina Bota Autobusi rrëshqiti nga rruga, ​8 të vdekur në Florida

Autobusi rrëshqiti nga rruga, ​8 të vdekur në Florida

39
0

Të paktën tetë persona humbën jetën dhe dhjetëra u plagosën kur një autobus që transportonte dhjetëra punëtorë fermash në shtetin amerikan të Floridës rrëshqiti nga rruga të martën, sipas zyrtarëve.

Autobusi mbante rreth 53 punëtorë ferme që u nisën për në Cannon Farms kur aksidenti ndodhi në Marion County, thanë zyrtarët e Patrullës së Autostradës në Florida.

Autobusi doli nga rruga dhe u përplas me një gardh përpara se të përmbysej, thanë zyrtarët.

Ata cilët shtuan se 45 nga të plagosurit u dërguan në objektet mjekësore, përfshirë tetë në gjendje kritike.