Ballina Bota “Dënim me vdekje’’ për nënën e pesë fëmijëve, u kap me kokainë...

“Dënim me vdekje’’ për nënën e pesë fëmijëve, u kap me kokainë e heroinë

22
0

Një nënë e pesë fëmijëve nga Australia përballet me dënim me vdekje në Taivan pas raportimeve se është kapur me një qese kokaine në bagazhet e saj.

57 vjeçarja Debbie Voulgaris, u arrestua në aeroportin Taoyuan kur iu gjetën qeset e zeza me droga në bagazhe.

Policia taivanaze tha se kishte kapur rreth 5 kg droga të forta edhe pse gruaja mohon se kishte dijeni të zotëronte. Më vonë ajo tha se bashkëshorti John është përgjegjës për skemën e trafikut. Ky i fundit eshte ne kerkim nga autoritetet.

Avokati i Voulgaris, Leon Huang tha se ish-bashkëshorti është i vetmi që mund të konfirmojë pretendimet.

Taivani  ruan ende dënimin me vdekje megjithë disa tentative anulimi nga kritikët. Dënimi aplikohet për krime si vrasje, terrorizëm, përdhunime ose grabitje të rënda, si dhe trafik drogash.

Megjithëse vendi po shqyrton disa mënyra ekzekutimi, metoda tradicionale mbetet ajo me pushkatim.

Nëse australiania i shpëton dënimit me vdekje, ajo përballet me dënim minimal prej pesë vitesh prapa hekurave.

Drogat që ajo tentonte të trafikonte kishin një vlerë rruge prej $1.25million, njoftonte policia e Taivanit.

Voulgaris mbahet në paraburgim që prej arrestimit në fillim të vitit.

Avokati i saj tha se ajo është një person ‘me natyrë të mirë’ që i beson shpejt njerëzit dhe se ishte përdorur si “mushkë drogash” për t’i trafikuar në mënyrë të pavetëdijshme.

Në Taivan drogat e rënda quhet heroina, morfina, opiumi, kokaina dhe nënproduktet e tyre./DailyMail/