Ballina Aktualitet Votimi elektronik, 40 mln euro? Celibashi: Duhet vendosur sa më shpejt për...

Votimi elektronik, 40 mln euro? Celibashi: Duhet vendosur sa më shpejt për diasporën

28
0

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka folur për Klan News sa i takon votës së diasporës në zgjedhjet e ardhshme. Në një intervistë për gazetarin Besard Jacaj, ai tha se emigrantët shqiptarë duhet të votojnë pak ditë para qytetarëve në vend.

“Ka shumë modele, por logjikisht do të duhet që vota e atyre që votojnë jashtë territorit të ketë mbërritur në KQZ para orës së mbylljes së votimeve brenda vendit. Ky është një standard që aplikohet dhe në vende të tjera.”

Celibashi ritheksoi se votimi elektronik do të ishte varianti më i mirë.

“Ne kemi rekomanduar bazuar në eksperiencën e deritanishme të këtyre projekteve-pilot që të zgjerohet jo më shumë se 6 apo 7 njësi zgjedhore, por nëse partitë politike bien dakord dhe nëse janë mundësitë financiare për ta shtrirë në gjithë territorin, atëherë do duhet të punojmë. Përgatitja e procesit në aspektin teknik, kapaciteteve njerëzore kërkon goxha kohë. Nëse do kemi 4, 5 apo 6 muaj kam frikë se do jetë e pamundur për ta realizuar. Ndaj do ishte e udhës për mendimin tim, që të vendosin sa më shpejt në lidhje me këtë çështje.”

Me votimin elektronik ne nuk kemi pasur asnjë problem, me funksionalitetin e pajisjeve. Janë identifikuar probleme me operatorët teknikë. Nuk pati asnjë problem në zgjedhjet e vitit 2021, por gjithsesi masa e problemeve nuk ishte ajo që u prezantua në ditën e votimit. Fakti që pranoj që ka pasur probleme, se përkufizoj si dështim, aq më tepër spektakolar. Duhet të kemi gjithë seriozitetin për ta adresuar atë problem dhe në verifikimet paszgjedhore ne pamë natyrën e problemit. Graviteti i atij problem nuk ishte aq sa u duk. U fol për 500 qendra votimi, po janë rreth 200 e ca.

Sipas tij, në rast se të gjithë votuesit shqiptarë brenda dhe jashtë vendit do japin verdiktin e tyre në mënyrë elektronike, kostoja mund të shkojë deri në 40 milionë euro.

Minimalisht mund të përdoren për 4, 5 edicione zgjedhore”, përfundoi kreu i KQZ.