Ballina Kulturë Vjen në Teatrin e Operas dhe Baletit opera “Madama Butterfly” e kompozitorit...

Vjen në Teatrin e Operas dhe Baletit opera “Madama Butterfly” e kompozitorit Giacomo Puccini, produksion i ri nga “Festival Pucciniano di Torre del Lago”

31
0

Me 48 pemë, të cilat simbolizojnë moshën e re të personazhit kryesor, Butterfly, dhe fundin tragjik të saj, produksioni i operës “Madama Butterfly” do të jetë një vepër e gjallë, që do të na tregojë përballjen e së bukurës me dhimbjen, përballjen e dashurisë me humbjen dhe ndarjen, emocionet e bukura me tragjizmin; të gjitha të mbledhura profesionalisht në një koncept nga regjisorja me famë ndërkombëtare, Manu Lalli, të cilën TKOB e sjell për publikun shqiptar në një vepër si asnjëherë tjetër. Në datat 26,27, 28, 30 Maj dhe 1 Qershor në ora 20:00.

Në një kohë kur shoqëria shqiptare dhe ajo mbarëbotërore po përballet me dhimbjen e madhe që shkakton dhuna, pabarazia gjinore, vrasja apo vetëvrasja e grave, e shkaktuar nga dhuna, TKOB sjell një vepër të fuqishme që mbart mesazhe tepër aktuale për të sensibilizuar shoqërinë. Është e jashtëzakonshme struktura, ideja dhe koncepti që sjell regjisorja italiane, e cila këtë vepër e ka shndërruar në një emblemë që qëndron shumë bukur në të gjitha kohët.

Dekori i skenës u mundësua nga bashkëpunimi i TKOB me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit.