Ballina Sport Prag tragjedie në F1, tre makina përplasen me njëra-tjetrën, ‘Red Bull’ bëhet...

Prag tragjedie në F1, tre makina përplasen me njëra-tjetrën, ‘Red Bull’ bëhet copash (Video)

33
0

Gara e Formula 1 në Monako është ndalur menjëherë për shkak të një flamuri të kuq.

Gara zgjati vetëm disa kthesa për shkak të një aksidenti midis Magnusen dhe Perez me Hulkenberg të përfshirë.

Pas kthesës së parë dhe në vijën e parë, Magnusen dhe Perez prekën njëri-tjetrin, me shoferin meksikan që goditi murin dhe humbi kontrollin e makinës së tij, pastaj goditi edhe shoferin tjetër të Has, Hulkenberg.

Faji duket se i përket pilotit danez, me një manovër të rrezikshme që bëri që Red Bull të humbiste kontrollin dhe më pas të përplasej me murin.

Për fat të mirë të gjithë drejtuesit mbetën të padëmtuar, megjithëse makina e Perez u shkatërrua totalisht.