Një fotografi po qarkullon prej ditësh në rrjetet sociale, në të cilën Suzana Vasiljeviq, këshilltare për media e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, qesh gjatë votimit të Rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të enjten.
Siç shihet edhe në foto, në momentin kur Aleksandar Vuçiq mban me kokën ulur flamurin e Serbisë.
Pas tij qëndron Suzana Vasiljeviq, e cila me një të qeshur të dukshme e fotografon apo incizon presidentin serb.
Kjo foto ua mori vëmendjen përdoruesve të rrjeteve sociale.
“Përshkrimi më i mirë i këtij regjimi ndonjëherë. Nuk mund të ishte më piktoreske”, ka shkruar një përdorues i rrjetit social X.
jesu oni retardirani?? pic.twitter.com/wBexTZ4ROF
— иван__дамн (@ivan__damn) May 23, 2024