Ballina Kronika Tiranë/ Drejtonte mjetin i droguar, i riu përfundon me makinë në oborrin...

Tiranë/ Drejtonte mjetin i droguar, i riu përfundon me makinë në oborrin e banesës

29
0

Një drejtues automjeti është ndaluar nga policia pasi i jepte makinës nën efektin e drogës. I riu R.M., humbi kontrollin e ‘Audit’ të tij dhe doli nga karrexhata duke përfunduar në oborrin e një banese private.

Ai manifestoi sjellje të dyshimta përpara punonjësve të policisë dhe nga verifikimi me drogtestuesin rezultoi nën efektin e lëndëve droguese THC si dhe në gjendje të dehur, sipas policisë.

‘Nuk rregullon shpejtësinë me mjet në qëndra të banuara, humb kontrollin e drejtimit të mjetit, del nga karrexhata dhe si pasojë përfundon në banesë private. Drejtuesi i automjetit me iniciale R.M, ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë, dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese THC, si dhe në gjëndje të dehur.’, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Ndërkohë u bë kapja e tij menjëherë në flagrancë për veprën penale ‘Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt’.

Sakaq, numri i personave që kanë rezultuar nën efektin e drogave pas testimit me aparatin AquilaScan ka shkuar në 116.