Ballina Politika Importi i kafshëve të sëmura, PAA: Qeveria të ndërhyjë urgjentisht

Importi i kafshëve të sëmura, PAA: Qeveria të ndërhyjë urgjentisht

34
0
PAA ka ndejkur me shqetësim dhe vëmendje të madhe denoncimet publike të bëra në media dhe nga Urdhëri i Veterinerit mbi kontrabandimin e kafshëve të gjalla nga Greqia. Një numër i madh gjedhësh dhe të imtash, janë kaptur ditët e fundit nga shërbimi europin i kontrollit të kufirit, dhe policia shqiptare kufitare. Kafshët kanë qenë me matrikull grek. Por ky lloj kontrabandimi, nuk ka vetëm pasoja financiare. Rreziku i madh është futja e kafshëve me sëmundje të rrezikshme si brucelloza.
Ka dyshime të forta se kafshët e sjalla kontrabandë në Korçë, kanë qenë në një zonë karantinore në Greqinë Veriore, pranë kufirit me Shqipërinë, dhe që ishin në pritje për tu asgjësuar. Por ato u janë shitur tregtarëve shqiptarë, të cilët i kanë sjellë në Shqipëri, duke i kaluar përmes kufirit të gjelbërt.
Rasti është marrë në dorë edhe nga prokuroria, por edhe pas bllokimit të një numri bagëtish, nuk ka asnjë informacion se çfarë u bë me to. Nuk dihet mbi fatin e tyre, nëse u kontrolluan, si rezultuan dhe ku u dërguan pasi u bllokuan. Kjo është vetëm një rast i kontradandimit të kafshëve që futen në territorin tonë pa iu nënshtruar analizave. Kufiri i gjerbërt me Greqinë ka qenë gjithmonë një autostradë për kontrabandistët e kafshëve.
PAA i bën thirrje Ministrisë së Bujqësisë dhe autoriteteve të tjera përgjegjëse të investohen seriozisht në këtë çështje. Shqipëria ka bërë përpjekje për të qenë e pastër në raport me sëmundjet e kafshëve, dhe futja e kafshëve të sëmura do të rrezikojë serozisht jetën e konsumatoëve, pasi ato bagëi përfundojnë menjëherë në fabrikët e përpunimit të mishit. Por rrezikojnë edhe të përhapin më tej këto sëmundje, duke infektuar blegtorinë në masë.