Ballina Kulturë Veprat e Andy Warhol në muret e Galerisë së Artit të Tiranës,...

Veprat e Andy Warhol në muret e Galerisë së Artit të Tiranës, Veliaj: Mos e humbisni

69
0

39 vepra që ofrojnë një shëtitje në botën e ikonës së “pop artit”, Andy Ëarhol, janë ekspozuar prej datës 5 Qershor në muret e Galerisë së Artit të Tiranës. Në vizitën e tij në ekspozitë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se Tirana është kthyer një pikë e rëndësishme pritëse e artit të mirëfilltë bashkëkohor.

“Tirana është bërë epiqendra e gjërave të bukura që ndodhi në rajonin tonë, me art, kulturë dhe koncerte. Sot jetojmë një kohë kur në Tiranë po vjen e gjithë bota. Për ata që i kanë parë shumë nga riprodhimet e Andy Ëarhol në kabinat elektrike të qytetit, për ta bërë artin pak më miqësor me fëmijët, tani kanë mundësinë që të shohin 39 vepra të mirëfillta të artistit në Tiranë. Sot ky qytet nuk jeton vetëm me turizëm, me IT, por jeton edhe me art dhe kulturë”, deklaroi kryebashkiaku.

Veliaj tha se Tirana sot ka kalendarin më të dendur artistiko-kulturor në të gjithë rajonin.

Një ftesë për ta vizituar ekspozitën kryebashkiaku Veliaj pati për të gjithë artëdashësit.

“Më vjen mirë që kemi pasur një fluks jo vetëm të turizmit, që sigurisht vijnë nga vende ku njihet arti bashkëkohor dhe ndoshta kanë qenë shumë herë më të hapura se ne, edhe para viteve ‘90. Por, më vjen mirë që për ekspozitën kanë treguar interes shkollat dhe universitetet, për të provuar një shije  të asaj që vlonte në vitet ‘80-‘90 në të gjithë botën, kur ne fatkeqësisht ishim të izoluar. Ndaj, ftesa për të gjithë është: Mos e lini për më vonë! Ne do të jemi hapur deri në datën 5 Gusht”, shtoi ai.

39 veprat e pop artit amerikan po shfaqen për publikun në ambientet e Galerisë së Artit të Tiranës deri më datë 5 gusht.  Vjen për herë të parë në Ballkan dhe për publikun shqiptar një ekspozitë e Pop Artit Amerikan me 39 vepra origjinale të artistit amerikan Andy Ëarhol. Ëarhol është një figurë emblematike e skenës së artit amerikan në shekullin XX dhe përfaqësuesi më tipik i Pop Artit.