Ballina Politika Kryeministri Rama mbledh të martën Asamblenë Kombëtare të PS, ja çfarë pritet...

Kryeministri Rama mbledh të martën Asamblenë Kombëtare të PS, ja çfarë pritet të diskutohet (Axhenda)

26
0

Ditën e nesërme, më 11 qershor Partia Socialiste do të thërrasë Asamblenë Kombëtare.

Në fokus mësohet se janë zgjedhjet e përgjithshme në parti.

Në agjendë mësohet se mbledhja do të nisë me fjalën e kryeministrit Edi Rama dhe më pas do të vijojë me raportimet e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi mbi ecurinë e procesit të zgjedhjeve në parti.

“Mbështetur në Statutin e PS, neni 37, pika 5, ju njoftoj se më datën 11.06.2024, ora 17.00, zhvillohet online mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me këtë rend dite:

Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

Mbi ecurinë e procesit të zgjedhjeve të përgjithshme në parti, Blendi Klosi.

Miratimi i Projekt Vendimit “Për thirrjen e Kongresit Zgjedhor të Partisë Socialiste”.

Miratimi i Projekt Vendimit “Për propozimin dhe përgjedhjen e kandidaturave për anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS”.

Miratimi i Projekt Vendimit “Për propozimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave për anëtarë të Komisionit të Garancive Statutore e Etikës të PS”.

Të ndryshme”, thuhet në axhendë.