Ballina Aktualitet Matura 2024/ Rreth 28 mijë nxënës do testojnë dijet në lëndën Gjuhë...

Matura 2024/ Rreth 28 mijë nxënës do testojnë dijet në lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

25
0

Rreth 28 mijë maturantë në gjithë Shqipërinë do të testohen këtë të hënë për njohuritë e tyre në lëndët Gjuhën Shqipe dhe Letërsi.

Pas provimit të Gjuhës së Huaj, gjimnazistët do të duhet t’i japin zgjidhje pyetjeve me alternativa dhe zhvillim në lëndën Gjuhë dhe Letërsi.

Testi përmban gjithsej 60 pikë.

Në vijim, më 18 qershor, do të jetë provimi në Matematikë, ndërsa  më 24 Qershor do të mbahet provimi i Lëndës me Zgjedhje.