Ballina Editorial Ajo që ka ngelur nga ai grup kufomash politike, Sali Berishën meritojnë...

Ajo që ka ngelur nga ai grup kufomash politike, Sali Berishën meritojnë kryetar

15
0

Nga Namir Lapardhaja

Në drekë rroftë drejtësia e pavarur, në darkë poshtë drejtësia e kapur!

Imagjino për një moment sikur trupa gjykuese të kishte dhënë vendim tjetër! Imagjino që do t’u kërkohej llogari që në brezin e shtatë, do t’i gjendeshin nga ishin e nga s’kishin lidhje e farefisni, do anatemoheshin, linçoheshin dhe kërcënoheshin si vegla dhe si të përdorur nga Edi Rama.

Sikur edhe për këtë gjë, gjykata ka “shpëtuar” veten nga të gjitha këto dhe ka zgjedhur të rri rehat, ndërsa të gjithë atyre që ngritën gishtin dhe gëzuan për drejtësinë e vendosur në vend, u ra mbi fytyrë vulgu me pështyma që kanë hedhur ndaj gjykatave dhe prokurorisë.

Tek e fundit, ajo që ka ngelur nga ai grup rrangallësh kufomash politike, Sali Berishën meritojnë kryetar dhe pas tij pasardhësen e tij, për të qëndruar pafundësisht në një opozitë që vetëm se do të vijojë t’i tkurri.

Kjo do të jetë guri i provës për pjesën tjetër, jo për të qarë për atë që iku, por për të vijuar rrugën për një alternativë ndryshe, me ide, program dhe me njerëzit e duhur.

Në politikë nuk ka t’i bihesh murit me kokë. Rëndësi ka që të rruash fytyrën dhe dinjitetin.