Ballina Politika Berisha mban fjalim në ballkon pas marrjes së vulës, Malltezi nuk humbet...

Berisha mban fjalim në ballkon pas marrjes së vulës, Malltezi nuk humbet rastin, del në dritare dhe…

35
0

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit, është fotografuar sot duke filmuar me celular, Sali Berishën, në momentin që ai po mbante fjalimin që i drejton mbështetësve të tij, nga ballkoni i banesës ku qëndron në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023.

Si Berisha dhe Malltezi ndodhen në arrest shtëpie me vendime të GJKKO, në kuadër të hetimeve që SPAK po kryen lidhur me procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Berisha prej mbi 160 ditësh mban fjalime nga ballkoni i banesës, por për herë të parë sot, Malltezi u shfaq në dritaren ngjitur, duke i bërë video ish-Kryeministrit, i cili po mbante një fjalim entuziast pas vendimit të Apelit që i dha vulën dhe logon e PD-së.

Ndoshta kjo është arsyeja që Malltezi nuk ka nguruar të shfaqet në dritaren e banesës dhe të fiksojë në celularin e tij fjalimin e parë publik të Berishës si kryetarin legjitim të PD-së që prej 2013-ës, kohë kur u dorëhoq si drejtues i kësaj partie, për ti lënë vendin Lulzim Bashës.