Ballina Politika “I kaloi caqet, na provokoi në mes të Athinës”, gazetari grek “shpërthen”...

“I kaloi caqet, na provokoi në mes të Athinës”, gazetari grek “shpërthen” ndaj Ramës

22
0

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri është në mesin e fituesve nga lista e kandidatëve për eurodeputet, të Partisë “Demokracia e Re “ të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

Në përfundim të votimeve të së dielës në Greqi për Parlamentin Europian, ai është renditur i katërti, mes 7 emrave që do të përfaqësojnë partinë e kryeministrit grek. Kjo është hera e dytë që Beleri fiton zgjedhje, duke qenë në gjendje arresti.

Gazetari grek Kristos Nikolaidis tha në emisionin Now në Euronews Albania se dominimi i Fredi Belerit në zgjedhjet e PE është pritur me entuziazëm nga publiku grek pasi ka mbizotëruar mes kandidatëve që kanë qenë emra të fuqishëm.

Nikolaidis u shpreh se zgjedhja e Belerit në PE është një zhvillim pozitiv edhe për Shqipërinë përveçse për Greqinë.

Sipas tij, vota pro Belerit është edhe një reagim ndaj mitingut të Ramës në Athinë, nga fjala e të cilit siç tha grekët u ndjenë të provokuar.

“Besoj se një pjesë e komunitetit grek e kanë marrë qasjen e Ramës si një provokim dhe fjalët e Ramës s’i ka dëgjuar mirë opinioni publik grek. Rama ka bërë një sfidë atje dhe ka kaluar disa caqe dhe askush në Greqi nuk kishte gjë kundër mbledhjes së shqiptarëve në një hapësirë publike, por problemi ishte te fjalët e Ramës që ka tejkaluar disa formulime që nuk është pritur mirë nga grekët që vendosën t’i japin një përgjigje”, tha ai.