Ballina Aktualitet Eksperti ‘ndez sirenat e alarmit’: 2/3 e mishit në Shqipëri vjen nga...

Eksperti ‘ndez sirenat e alarmit’: 2/3 e mishit në Shqipëri vjen nga Argjentina dhe Brazili

34
0

Nutricionisti Kapllan Sulaj ka folur rreth importit të mishit në vendin tonë

Duke qenë se Shqipëria nuk arrin të mbulojë nevojën e saj për mish, mishi shpesh importohet. Sipas Sulaj, zakonisht importimi i mishit bëhet nga Brazili dhe Argjentina, dy vende të cilat sipas tij ndonëse nuk janë të certifikuara nga BE i plotësojnë të gjitha standardet e higjienës.

“Ne kemi importuar dhe importojmë mish, kryesisht nga Brazili dhe Argjentina. Këta janë dy nga furnizuesit më të mëdhenj për mishin e gjedhit, por edhe të qengjit njëkohësisht. Unë dua të theksoj se Brazili dhe Argjentina i plotësojnë të gjitha standardet e higjienës. Por ato janë të pacertifikuara, nëse mishi do të vijë nga vende që janë të certifikuara nga Bashkimi Europian, nuk ka asgjë të keqe”,-tha Sulaj në një intervistë televizive.