Ballina Europë Komisioni, Këshilli Europian dhe Parlamenti nisin negociatat për presidentin e ri! Von...

Komisioni, Këshilli Europian dhe Parlamenti nisin negociatat për presidentin e ri! Von der Leyen më shumë shanse! Pritet të vijojë mbështetja për zgjerimin e BE-së

21
0

Një ditë pas mbylljes së qendrave të votimit, (9 qershor) ndërsa në disa vende vazhdonte numërimi i votave, në disa tavolina kanë filluar negociatat për zgjedhjen e drejtuesve të institucioneve të Bashkimit Europian.

I pari është ai i Këshillit Evropian, i cili do të duhet të caktojë presidentin e Komisionit Europian. Do të duhet të vendosë nëse do të rikonfirmojë Ursula von der Leyen, e cila është kandidate e PPE për atë pozicion.

Në rrezik janë edhe posti i presidentit të Këshillit Evropian dhe të Parlamentit, dhe i përfaqësuesit të Lartë për Punët e Jashtme.

Dje u emëruan negociatorët, për PPE kryeministri polak Tusk dhe ai grek Mitsotakis, për socialistët spanjolli Sánchez dhe kancelari gjermani Scholz.

Vlerësimet e Von der Leyen thuhet se po rriten. Presidenti francez Macron, pasi doli i dobësuar nga zgjedhjet, nuk do të kishte peshën për t’u imponuar siç kishte bërë pesë vjet më parë kur bllokoi Manfred Ëeber, atëherë kandidat i PPE.

Në darkën joformale të liderëve të BE-së të hënën e ardhshme do të kuptohet nëse Këshilli Evropian në fund të muajit do të tregojë zyrtarisht katër postet kryesore.

Nga ana tjetër, nëse Von der Leyen, caktohet nga liderët e BE-së, atëherë do të duhet të votohet nga seanca plenare.

Por ende nuk ka siguri, pasi vota është e fshehtë, prandaj strategjia është të trokitet në dyert individuale mes socialistëve, liberalëve, të gjelbërve dhe disa delegacioneve të ECR-së, si ai çek i Kryeministrit Fia dhe kryeministres italiane Meloni, shkruan Corriere della Sera.

Udhëheqësi i grupit të EPP, Ëeber, të dielën (9 qershor) në mbrëmje i ftoi socialistët dhe liberalët “të bashkohen” me EPP, e cila “fitoi zgjedhjet”, për të krijuar “një aleancë pro-evropiane”. Palët po vendosin kushtet e tyre. Socialistët përsëritën padisponueshmërinë e tyre “nëse EPP negocion me konservatorët dhe reformistët”.

Partia Popullore Evropiane (PPE) pritet të ketë 186 vende, 10 vende më shumë se në përbërjen e fundit. Grupimi socialist S&D do të ketë 135 vende, 4 më pak se në periudhën 2019-2024. Vendi i tretë pritet të ndahet mes Liberalëve nga Reneë që pritet të kenë 79 vende, e grupimi i Partive Konservatore ECR me 73 vende.

Liberalët kanë 23 vende më pak se herën e fundit, prandaj mund të konsiderohen si humbës të mëdhenj. Liberalët mund të tkurren nëse vendosin të dëbojnë partinë holandeze VVD të kryeministrit në largim Rutte për aleancën e saj qeveritare me të djathtën ekstreme të Wilders.

Tri grupet, PPE, S&D dhe Liberalët nga Reneë do të kenë rreth 400 vende në Parlamentin me 720 vende dhe – nëse merren vesh – mund të sigurojnë numrin e votave për vendimet kryesore të BE-së siç ka qenë edhe më herët, përfshirë edhe zgjerimin.

Në favor të zgjerimit, pos partive të përmendura, janë edhe: grupi i të Gjelbërve që do të ketë 53 vende dhe grupimi i Partive Konservatore ECR me 73 vende. ECR-ja është një parti e djathtë, por deputetët e këtij grupi në të kaluarën e kanë mbështetur fuqishëm procesin e zgjerimit.

E vetmja parti që ka qenë kundër zgjerimit ishte grupimi Identiteti dhe Demokracia (ID), që pritet t’i ketë 58 vende në Parlamentin Evropian. Eventualisht, mund të rritet ky numër varësisht se cilat parti do t’i bashkohen këtij grupimi, por si numër nuk paraqet ndonjë rrezik për mbështetjen e procesit të zgjerimit nga ana e Parlamentit Evropian, shkruan Radio Evropa e Lirë

Për shumë vjet, e sidomos në përbërjen e fundit, Parlamenti Evropian ka qenë institucioni i BE-së, i cili më së shumti ka mbështetur procesin e zgjerimit. Për me tepër Parlamenti ka kërkuar që ky proces edhe të përshpejtohet, që vendet kandidate të përfshihen në programet dhe strukturat e Bashkimit Evropian edhe para se të bëhen anëtare formale të bllokut.