Ballina Kronika Kundër masës së sigurisë, Gjykata e Lartë cakton më 28 maj rekursin...

Kundër masës së sigurisë, Gjykata e Lartë cakton më 28 maj rekursin e Veliajt

53
0

Gjykata e Lartë ka caktuar më 28 maj datën kur do të shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut Erion Veliaj për masën e sigurisë.

Rekursi i Veliajt ishte depozituar më 6 maj, vetëm 2 ditë pas vendimit të marrë nga Kolegjet e Bashkuara të GJL, ku u ndryshuar pjesërisht praktika për masën e arrestit.

“Kërkohet zëvendësimin e masës se sigurimit “Arrest ne burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit te Procedurës Penale, me një masë sigurimi më të bute si “Garanci pasurore” parashikuar nga neni 236 i Kodit të Procedurës Penale ose “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit te Procedurës Penale”, thuhej në kërkesën e Veliajt.