Ballina Aktualitet ‘Bashkëjetesë’ me ujërat e zeza/ Të harruar nga shteti, rreth 300 familje...

‘Bashkëjetesë’ me ujërat e zeza/ Të harruar nga shteti, rreth 300 familje ‘notojnë’ në këtë rrezik natyror

50
0

Rreth 300 familje të fshatit Ferras në bashkinë e Fierit prej vitesh të tëra janë të detyruar të bashkëjetojnë me ujërat e zeza që dalin në sipërfaqe dhe shpesh herë pushtojnë oborret dhe katet e para të pallateve.

Ndërtimi i kolektorit që parashikonte pikërisht tërheqjen e ujërave të bardha dhe atyre të zeza nuk po e kryen funksionin dhe në ditët me reshje dhe akoma më keq kur lumi Vjosa del nga shtrati banorët notojnë në ujëra të ndotura duke rrezikuar edhe shëndetin e tyre.

Problematika pranohet edhe nga kryeplaku i Ferrasit. Ndërkohë sipas informacionit të marrë pranë Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës Kanalizimeve të Fierit, investimi i kryer në këtë zonë nga bashkia Fier nuk ka qenë asnjëherë në varësi dhe menaxhim të këtij institucioni e pavarësisht kësaj, ujësjellës kanalizimet do të ndërhyjnë për pastrimin e kolektorëve të bllokuar.