Gjykata e Apelit i dha sot ish-kryeministrit Sali Berisha vulën e PD. Kjo është komentuar nga gazetari Denis Durnjaja, në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, i cili tha se ky vendim shkon në favor të demokratëve dhe jo të Berishës.
“Vula shkoj për demokratët, nuk është për Berishën. Ishte normale që të shkonte në favor të shumicës që ka baza e demokratëve që përfaqësohet nga Rithemelimi, më duket një vendim logjik, por ka pasoja politike në kontekstin e asaj që do krijohet brenda grupit të Bashës.
Ai do e ketë të vështirë mund të humbas edhe atë pjesë të deputetëve që ka. Fakt është që me këtë vendim PS dhe PD do jenë dy forca politike në vend dhe mendoj se lajmi i zgjedhjeve të ardhshme do jete zhbërja e PD-së së Bashës. Tashmë ngelet për tu parë se si do të reagojnë palët”, tha ai.
“Besoj se përtej ngazëllimit që do ketë ai dhe do ta përdor politikisht këtë. Por nuk do ti shërbej Berisësh rikthimi vulës mund ti shërbejë gjithë pjesës tjetër. Ata janë të kapur brenda tyre edhe në raport me mazhorancën duhet që të shkëputen nga Berisha”, tha ai.