Ballina Sport Tifozët i vënë fajin te goli i Barellas, Elseid Hysaj detyrohet të...

Tifozët i vënë fajin te goli i Barellas, Elseid Hysaj detyrohet të mbyllë rrjetet sociale

0
33

Elseid Hysaj, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, është detyruar të mbyllë adresat e tij në rrjetet sociale, pasi është bërë objekti i sulmeve dhe kritikave të tifozëve.

Mbrojtësi kuqezi u akuzua prej tyre se mbante fajin për golin e Barelas, ku pas gjuajtjes së mesfushorit ai ul kokën dhe shmang kontaktin me topin.

Këto pamje kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale gjatë gjithë sfidës dhe pas saj, teksa nuk kanë munguar komentet ndaj mbrojtësit, i cili është detyruar që të mbyllë llogaritë personale pas sulmeve ndaj tij.