Ballina Aktualitet “Dy fëmijë u mbytën, ndërsa Alma dhe tjetri…”, del përgjigjja e analizave...

“Dy fëmijë u mbytën, ndërsa Alma dhe tjetri…”, del përgjigjja e analizave toksikologjike për tragjedinë në Shkodër

33
0

Shkak i vdekjes së dy fëmijëve të Alma Arrazit ka qenë mbytja. Është ky përfundimi i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ndërsa ende pritet përgjigjja për Alma Arrazin dhe njërin prej fëmijëve të saj.

Gazetarja e “Jetë Shqiptare”, Aida Topalli, bëri me dije po ashtu se, sipas analizave toksikologjike, rezulton se nëna dhe 3 fëmijët nuk kanë konsumuar asnjë lloj lënde që të ketë ndikuar në marrjen e aktit tragjik të vetëmbytjes.

“Instituti i Mjekësisë ligjore i ka dërguar Prokurorisë së Shkodrës përgjigjen e analizave toksikologjike të 4 viktimave nga ku ka rezultuar se ata nuk kanë konsumuar asnjë lloj lënde që të ketë ndikuar në aktin final. Po ashtu nga Instituti i Mjekësisë ka ardhur përgjigjja për dy fëmijët e Alama Arrazit se shkak i vdekjes është mbytja dhe nuk është konstatuar asnjë lloj dhune. Pritet përgjigjja e analizave për shkakun e vdekjes së Alma Arrazit dhe njërit prej fëmijëve të saj”, u shpreh gazetarja Topalli.

Alma Arrazi u vetëmbyt në ujërat e lumit Buna sëbashku me 3 fëmijët e saj të mitur, ngjarje e cila tronditi opinionin publik. Shkak i këtij akti të ndërmarrë nga Alma Arrazi dyshohet të ketë qenë dhuna në familje, ndërsa bashkëshorti i saj, Erdgys Arrazi ndodhet në burg.