Ballina Aktualitet Vapë dhe pickime/ Në qendrat shëndetësore në plazhe turistët kërkojnë ndihmë mjekësore

Vapë dhe pickime/ Në qendrat shëndetësore në plazhe turistët kërkojnë ndihmë mjekësore

31
0

Me flukset e shtuara turistike që priten këtë sezon në bregdetin e Durrësit janë shtuar qendrat shëndetësore verore.

4 qendrave  ekzistuese në Gjirin e Lalëzit, Currila, plazh të madh dhe Shkëmbin e Kavajës u është shtuar edhe një qendër e re në zonën e Hamallajt.

Të pajisura me staf, medikamente e pajisje bazë për të ofruar ndihmën e parë për pushuesit në plazhe, këto qendra ofrojnë shërbim 24 orësh ccdo ditë. Pushuesit i vlerësojnë si të domosdoshme praninë e tyre.

“Shërbimi shëndetësor në plazh është shumë i rëndësishëm. Nuk kam parë ndonjë qendër ende, pasi s’kam pasur nevojë, por duhet të jetë’, tha turistja.

Që nga 1 qershori kur ka nisur puna në këto qendra, rastet më të shumta i përkasin pickimeve nga peshqit, insektet, dermatitet dhe mjekimet e plagëve të shkaktuara kryesisht tek fëmijët gjatë lojërave në plazh. Nuk mungojnë as rastet e pushuesve të moshuar, të huaj e vendas, të cilët në përballje me temperaturat e larta paraqesin simptomat e goditjes nga dielli dhe tensioni i lartë arterial.

Sipas autoriteteve shëndetësore në Durrës, sezonin e kaluar kanë marrë shërbim në qendrat shëndetësore të ngritura pranë plazheve rreth 12 mijë pushues, 40 % e të cilëve kanë qenë shtetas të huaj./tch