Ballina Sport Euro 2024/ Theu hundën përballë Austrisë, operohet Kylian Mbappe! Në rrezik ndeshjet...

Euro 2024/ Theu hundën përballë Austrisë, operohet Kylian Mbappe! Në rrezik ndeshjet në grupe

23
0

Federata Franceze e futbollit konfirmon se Kylian Mbappé ka thyer hundën dhe ai do të operohet në Düsseldorf.

Ylli francez ka thyer hundën pas një përplasje në supin e mbrojtësit Danso në minutën e 86-të të sfidës që Franca fitoi 1-0 ndaj Austrisë në Grupin D të Europianit të hënë.

Kapiteni i “Gjelave” la fushën e lojës i gjakosur, por frika më e madhe është se ai rrezikon të humbasë dy ndeshjet e radhës në grup.