Ballina Politika Dakordësia me opozitën për rezolutën ndaj Greqisë, Spiropali: Absurd, i dalë kohe

Dakordësia me opozitën për rezolutën ndaj Greqisë, Spiropali: Absurd, i dalë kohe

51
0

Në Konferencën e Kryetarëve u diskutua këtë të martë rezoluta e propozuar nga PDIU që Kuvendi i Shqipërisë t’i kërkojë Greqisë heqjen e Ligjit të Luftës.

Bëhet me dije se dakordësi për deklaratën u arrit edhe nga dy forcat më të mëdha politike, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike.

Në Konferencën e Kryetarëve u diskutua dhe për një datë, ku u ra dakord që debati në lidhje me këtë propozim të mbahet në seancën e datës 18 korrik.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet dhe Parlamentin, Elisa Spiropali tha në një deklaratë për mediat se qeveria shqiptare e ka shprehur prej kohësh, edhe me homologët e tyre grekë absurditetin e këtij ligji, që siç tha duhet të abrogohet.

“Është ligj, absurd i dalë kohe, në takimet tona me përfaqësues të qeverisë greke e kemi bërë prezent qëndrimin tonë. Rezoluta shpresojmë të marrë aprovimin e gjithë parlamentit se Greqia është një vend mik, Greqia është edhe aleat për integrimin tonë në BE. Ky ligj nuk reflekton as marrëdhëniet me dy shteteve, as qeverive”, tha Spiropali.