Ballina Sport Deklaratë shqetësuese e Deschamps për Mbappen

Deklaratë shqetësuese e Deschamps për Mbappen

10
0

Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps ka bërë një përditësim shqetësues për gjendjen e Kylian Mbappes para ndeshjes gjysmëfinale ndaj Spanjës.

Franca do të futet në këtë gjysmëfinale si një favorit i lehtë ndaj Spanjës që ka marrë lëvdata të mëdha si një prej ekipeve me paraqitjen më të mirë në Euro 2024.

Të besuarit e Deschamps janë paraqitur mjaft mirë në fazën defanzive por sulmi i tyre ka dështuar që të lë shenja deri më tani, pasi ‘Gjelat’ kanë dështuar që të shënojnë një gol nga loja e hapur përkundër faktit që posedojnë lojtar të nivelit botëror.

Mbappe në veçanti ka vuajtur shumë nga thyerja e hundës lëndim të cilin e pësoi në ndeshjen hapëse ndaj Austrisë.

Ylli i Real Madridit i cili ka shënuar vetëm një gol nga penalltia për Francën, i është bërë me dije se ‘nuk mund të luajë’ në ndeshjen e madhe ndaj Spanjës.

Këtë pretendim e bëri legjenda franceze Frank Lebouef i cili kërkoi që Mbappe të lihet në bankë rezervë si rezultat i paraqitjeve të tij të dobëta.

“Ai ka hasur në vështirësi tash e sa kohë. Për shkak të lëndimit, unë nuk mendoj se ai është në gjendje të luajë në nivel të lartë. A duhet të luajë ai apo jo, nuk është vendimi im. Për të mirën e të gjithëve, për momentin ai nuk duhet të luajë”.

Ky koment e Lebouef vjen pasi Deschamps bëri një deklaratë shqetësuese për top yllin e kombëtares.

Ai doli nga loja ndaj Portugalisë pas 110 minutave pasi vazhdimet ishin diçka e rëndë për të, njësoj si për të tjerët. Kylian pati një problem me shpinë në fund të sezonit dhe pastaj e mori atë goditje në hunë”, ka thënë Deschamps.