Ballina Sport Foden i del në mbrojtje teknikut anglez: Southgate ka krijuar një grup...

Foden i del në mbrojtje teknikut anglez: Southgate ka krijuar një grup të bashkuar, ndihemi si një familje

43
0

Gareth Southgate mbetet njeriu më i “shigjetuar”, tek kombëtarja angleze, pavarësisht faktit se është në gjysmëfinale. Arsyeja kryesore është pasi loja e “3 luanëve” nuk ka bindur. Anglia ka vuajtur shumë për të shkuar deri në gjysmëfinale, fillimisht me Sllovakinë e më pas edhe me Zvicrën. Megjithatë duket se tekniku anglez ka “aleat” lojtarët e tij. Ata mbështesin Gareth Southgate, në këtë moment shumë të rëndësishëm të skuadrës së tyre.

Njëri prej tyre është edhe Phil Foden, me futbollistin e Cityt, që deklaroi për të përditshmen Football Daily: “Ishte ndeshja e tij e 100-të me kombëtaren, një arritje e madhe për të. Ai ka krijuar një grup të bashkuar rreth tij, ndihemi si një familje. Ne japim gjithçka në fushën e lojës. Edhe fakti që kemi realizuar në disa ndeshje në fundin e lojës, është tregues që sa shumë ne jemi të lidhur me këtë fanellë”, theksoi Foden.