Ballina Politika Prokurorë e gjyqtare amerikanë takime me Dumanin, ambasada e SHBA: Krenar që...

Prokurorë e gjyqtare amerikanë takime me Dumanin, ambasada e SHBA: Krenar që mbështesim SPAK, po ndërton demokraci për shqiptarët

13
0

Personalitete të larta të drejtësisë amerikane kanë zhvilluar sot (10 korrik) takim me kreun e SPAK Altin Dumani si dhe prokurorët. Takimi u zhvillua për të diskutuar mbi përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës.

Ambasada e SHBA-së në vendin tonë bën të ditur se pjese e grupit të takimit ishin Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah; Kryegjyqtari Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Utah; dhe gjyqtarja Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah. 1/2.

Sipas ambasadës ata ta nënvizuan se sa e rëndësishme është të ndjekësh penalisht me integritet dhe profesionalizëm për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë.

Në përmbyllje, nënvizohet se Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë të cilat po ndërtojnë një demokraci më të fortë për popullin shqiptar.

‘Një delegacion me personalitete të drejtësisë amerikane vizitoi SPAK-un, ku u takua me kreun Altin Dumani dhe prokurorët për të diskutuar mbi përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës.

Grupi përfshin të nderuaren Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah; Kryegjyqtarin Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Utah; dhe gjyqtaren Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah.

Ata nënvizuan se sa e rëndësishme është të ndjekësh penalisht me integritet dhe profesionalizëm për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë të cilat po ndërtojnë një demokraci më të fortë për popullin shqiptar.’- njofton ambasda e SHBA.