Ballina Kulturë Qendra e re e kulturës (shumë funksionale) do të jetë një vlerë...

Qendra e re e kulturës (shumë funksionale) do të jetë një vlerë e shtuar në Shijak, në të gjithë procesin historik të rindërtimit

40
0

Nga Ardit Faja

Pas vitit 1990, me nderrimin e sistemit politik, me te drejte institucioni i komunitetit fetar kerkonte rikthimin dhe njohjen per lejen e ndertimit te Xhamise mbi ate truall qe kishte qene me pare por ku ndodhej i ndertuar Pallati i Kultures. Nje problem ky i cili per 3 dekada e ca nuk po merrte zgjidhje konkrete, vecse premtime te herepashereshme nga pushteti qendror apo qofte dhe ai lokal. Cfare zgjidhje duhej bere ?!! Si te realizohej ky kembim i truallit?! me cfare mjetesh monetare duhej bere ?! Si te behej nje zgjidhje e cila ti sherbente te dyja paleve dhe grupeve te interesit ?!! Nuk duhej te ishte aspak e lehte per kedo kryetar Bashkie apo qofte dhe ne nivel qendror.

U desh ( fatkeqesisht termeti i madh qe goditi Shijakun ) me ane te te cilit Kryetari i sapozgjedhur i Bashkise z. Elton Arbana te inicionte dhe ideonte zgjidhjen perfekte, qe qyteti te kishte dy institucione, pa humbur asnjerin, edhe ate shpiteror edhe ate kulturor. Ai shtroi per zgjidhje per tu investuar Qendra e Re e Kultures e cila filloi te ndertohet tek ish hapesira e krijuar nga prishja e godines se shkolles ” Muharrem Dallaku” e cila i ka hapur rruge fillimit te punimeve per ndertimin e Xhamise se Re.

E gjithe kjo situate vertet qe mori pak vite, jo dhe aq shume po te mendohet sesa vite ishin humbur neper fushata politike, premtime qe nuk jepnin asnje zgjidhje konkrete, por mos te harrojme se njekohesisht qyteti ishte i gjithi ne procesin e Rindertimit Historik pas termetit.

Prandaj e theksoj se kujdesi dhe vemendja e Qeverise Qendrore, e Kryeministrit Edi Rama, dhe bashkepunimi me institucionin e Bashkise ne Shijak e ndjekjen e punimeve nga afer nen kujdesin e kesaj te fundit, do te mbetet Historike persa i perket zhvillimit urban dhe social-kulturor ne sherbim te komunitetit, te te rinjve, gjimnazisteve apo dhe nxenesve te shkollave.

Pra, e gjithe ky monolog i imi, (mbase dhe i gjate, apo per disa retorike bezdisese) ka te beje me ate qe duke qene nje vend i vogel, me fuqi jo te madhe ekonomike, ( nuk i kuptoj mire raportet investim-takse-sherbim -investim, gjithmone ne ketu ne Shijak e ndjejme dhe prekim cdo kujdes qe tregohet nga ciladoqofte qeveri qendrore apo lokale dhe duhet tu jemi mirenjohes e falenderues per gjithcka realizohet e behet( sidomos e re) e cila i sherben interesave te bashkeqytetareve shijakas apo dhe banoreve ne  Bashkine e Shijakut.

Keshtu fjala vjen, ne i kemi te reja e ndertuara te gjitha shkollat e 9 -te vjecares dhe 2 shkollat e mesme te pergjitheshme, bllokun me apartamente te reja madje po ne ato vende ku ishin, po gjithashtu dhe shtepite, rruget e shtruara dhe energjia e forte elektrike, apo jetike ishte dhe zgjidhja e problemit te ujit te pijshem ne Shijak, i cili ishte kthyer ne nje kangrene per buxhetet e vogla familjare tonat, qe detyroheshim ta blinim me ato botet, por qe tashme eshte i zgjidhur.

Gjithsesi une besoj qe te shohim nga e mira, nga ajo qe Shijaku ze nje vend te vogel besoj ne buxhetin e pergjithshem te Shqiperise, dhe se cdo investim per te miren e pergjitheshme, eshte i fituar.

Le te shpresojme se kohe me te bukura do te ndertojme per brezat e ardhshem te ketij qyteti, Shijakut tone.

Çdo dite aty ne godinen e Qendres se Re te Kultures punohet me ritem te shpejte deri vone, vone ne oret e pasdites. Ajo tashme ka marre formen perfundimtare duke u pajisur me te gjitha aksesoret e nevojshem si dritaret e dru-aluminit, xhamat e medha, elementet metalike qe kornizojne ne menyre estetike te gjithe ndertesen e madhe, dhe cdo gje tjeter qe i nevojitet asaj.

Keto dite po perfundon dhe shtrimi i oborrit me pllakat e kuqe duke krijuar nje pamje te bukur dhe admirueshme per cdo vizitor i cili mund ta veshtroje ate dhe nga jashte.

Po ashtu po punohet dhe për rregullimin e ambjenteve brenda Qendres së Re dhe  parkut e hapësirës perpara saj. Vertet një punë jashtezakonisht e madhe! Gati-gati e pabesueshme kur mendon që brenda pothuajse 3(tre) viteve që nga termeti i nentorit në Shijak ka përfunduar procesi i Rindertimit të apartamenteve, i shtëpiave dhe së fundi ndërtimi i Qendres së Re të Kultures e cila shume shpejt do të jetë në funksion të veprimtarive kulturore dhe artistike në bashkine tonë, në Shijak.

Ndërtimi i saj, do ti hape udhë së shpejti dhe ndertimit te godines se re të xhamise në qytet.

E gjithe kjo ndodhi, fale vemendjes se kryeministrit Edi Rama, dhe veprimit dinamik të Bashkise së Shijakut , stafit të saj teresisht i fokusuar tek puna, dhe kujdesit personal te kryetarit te saj z.Elton Arbana.

Vërtet që nganjehere disa punera të medha , kërkojne guxim dhe kurajo po aq te madhe, të cilat dhe e karakterizojne kryetarin Arbana.

Ju lumtë, sinqerisht ju pergezoj per vullnetin dhe dëshiren për ta parë sa më të mirë e bukur Shijakun tonë!

Kjo Qender e Re e Kulturës, besoj dhe shpresoj se do të bëjë që Shijakut tonë ti shtojmë krenarinë dhe nderin, duke e rreshtuar përkrah qyteteve me perparesi në Art dhe Kulture, (do kisha deshirë ta shtoja dhe në Sport se kemi nje traditë të shkelqyer, por….fatkeqesisht këtë vit, nuk jemi mirë. Le të shpresojme për më mirë, se dhe në sport do të arrijmë të kemi rezultate më të mira.)

Duke ju falenderuar me mirënjohje, dhe shpresuar se më e mira do na presë përpara! Le ti gezohemi ndërtimit te Qendres se Re të Kulturës!