Ballina Kronika Hiqej si prokuror i SPAK për të zhvatur para, arrestohet 48-vjeçari, u...

Hiqej si prokuror i SPAK për të zhvatur para, arrestohet 48-vjeçari, u paraqit në zyrën e Kadastrës dhe premtoi…

31
0

Një 48-vjeçar, i cili akuzohet se hiqej si prokuror i SPAK për të zhvatur para, është arrestuar nga policia. Sipas Prokurorisë së Beratit, 48-vjeçari me iniciale A. M., banues në Tiranë, u paraqit në zyrat e Kadastrës në këtë qytet duke pretenduar se ishte prokuror në Prokurorinë e Posaçme dhe premtonte të ndërhynte në zgjidhjen e çështjeve apo problematikave kundrejt parave.

Sipas organit të akuzës, 48-vjeçari rezulton me precedentë kriminalë dhe i dënuar më parë për veprat penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” dhe “Mashtrimi”, iu merrte qytetarëve të ndryshëm para duke pretenduar se ishte prokuror i posaçëm. Ndaj tij u ngritën akuzat për veprat penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” dhe “Mashtrimi”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Hiqej si prokuror i Prokurorisë së Posaçme për të zhvatur para, Prokuroria e Beratit arreston shtetasin A.M. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan shtetasin A.M. nën akuzë për veprën penale të ‘Mashtrimit’ dhe ‘Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore’.

Sipas prokurorisë, shtetasi në fjalë, u paraqit në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në këtë qytet duke pretenduar se ishte prokuror në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe premtonte të ndërhynte në zgjidhjen e çështjeve apo problematikave kundrejt parave.

Nga hetimet e realizuara në drejtimin e Prokurorisë, rezultoi se ky shtetas me precedentë kriminalë dhe i dënuar më parë për veprat penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” dhe “Mashtrimi”, iu merrte qytetarëve të ndryshëm para duke pretenduar se ishte prokuror në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Si rezultat i veprimeve hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 48 vjeç banues në Tiranë, për veprat penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” dhe “Mashtrimi”.