Ballina Sport Xavi tregon si e zbuloi Lamine Yamal: Është një djalë 14-vjeç që...

Xavi tregon si e zbuloi Lamine Yamal: Është një djalë 14-vjeç që po na çmend

44
0

Edhe pse është vetëm 17 vjeç, Lamine Yamal është tashmë një nga futbollistët më të mirë në botë, sipas shumëkujt.

Kjo perlë u zbulua nga Xavi Hernandez dhe ish-trajneri i Barcelonës shpjegoi se si ndodhi.

“Për herë të parë kam dëgjuar për Lamine Yamal kur mora Barcelonën. Analistët nga La Masia më vunë në dukje fillimisht dhe më pas ndihmësit e mi Sergio Alegre dhe Oscar Hernandez. Më thanë se është një djalë me origjinë marokene në La Masia që është fantastik”, thotë Xavi dhe vijon:

“Ai ishte vetëm 14 vjeç, por fillova ta ndiqja dhe e pashë që ishte i veçantë. Në vjeshtën e vitit 2022 vendosa ta ftoja në seancat stërvitore të ekipit të parë.

Është një i ri i jashtëzakonshëm me një talent të madh. Ai e kupton lojën në mënyrë perfekte, pothuajse gjithmonë merr vendimet e duhura dhe shkëlqen, është i pozicionuar. E do futbollin, duke pasur parasysh potencialin që ka, është shumë i përulur dhe është gjithmonë i qeshur”, tha Xavi.