Ballina Sport Barazim mes Partizanit dhe Egnatias, Skënderbeu bë të njëjtën gjë ndaj Tiranës...

Barazim mes Partizanit dhe Egnatias, Skënderbeu bë të njëjtën gjë ndaj Tiranës në debutimin e Gjokës

30
0

Java e 16-të e Superiores zhvilloi dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje.  Barazim 1-1 në “Arenën e Demave” ndërmjet Partizanit dhe Egnatias. Takimi nisi me mjaft intensitet, teska Cara “flirtoi” me golin që në minutën e gjashtë, por portieri i mohoi festën. Të kuqtë realizuan pas 33 minutash lojë, Mba ndëshkoi kundërshtarin me një goditje tokazi, në brendësi të zonës, duke mos i dhënë asnjë mundësi “gardianit” Dobjani.

Kampionët e Shqipërisë u futën në pjesën e dytë me shumë dëshirë. Ujka provoi me një goditje nga distanca në të 62-tën, por Qirko në vendin dhe kohën e duhur, i tha jo. Rrogozhinasit ia dolën që të vendosin ekuilibrat me një eurogol të Bakajokos në minutat e fundit.

Partizani kryeson kampionatin ndërsa Egnatia është në vendin e 3-të. Trajneri Ernest Gjoka debuton me barazim në stolin e Skënderbeut, me ndeshjen e luajtur në Korçë ndaj Tiranës që përfundoi në barazim pa gola. Me këtë rezultat, korçarët renditen në vendin e nëntë, ndërsa bardheblutë e Maganit në vendin e shtatë.