Kreu i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku, i ftuar në një studio televizive, tha se në të gjitha rastet e koncesioneve që janë bërë në shëndetësi dëmi ekonomik nuk është lehtësisht i provueshëm.
Duke vijuar Buxhuku tha se në lidhje me këto koncesione jemi në rastin e supozuar të kapjes së shtetit,
“Jemi në një situatë të ndërlikuar. Situatat në fakt është ndërlikuar sepse nëse këtu vlerësohet fenomeni korrupsion kemi të bëjmë me korrupsion të tipit “State capture” të kapjes së shtetit. Që do të thotë këtu nuk është korrupsion në shkelje të ligjit. Ligji është bërë për të shkelur interesin publik. Jemi në skajin tjetër të korrupsionit, që është pjesa më e vështirë për t’u goditur.
Nëse flasim për kapje të shtetit, kapja e shtetit nuk bëhet vetëm nga një person, janë institucionet e përfshira. Mbetet për t’u vlerësuar. Nëse ndiqet rruga e kapjes së shtetit, kapja e shtetit bëhet me ligj. Bëhet me akte ligjore dhe këtu është vështirësia për ta kapur si fenomen dhe për ta dënuar.
Jemi në rastin e supozuar të kapjes së shtetit, t’i i ke bërë këto veprime me letra. Dhe në fund të fundit, biznesi privat e zhvesh veten e vet nga raportet që ai mund të ketë pasur me ata që ka nënshkruar dhe thotë ‘zotëri unë njoh shtetit shqiptar. Letrat janë këto’.
Prandaj është shumë e vështirë kur korrupsioni bëhet i tipit të kapjes së shtetit.
Në të gjitha rastet e koncesioneve që janë bërë në shëndetësi, kur thua dëm ekonomik është jo i provueshëm lehtësisht. Me qëllim goditet në këto fusha sepse vlerësimet finale janë të vështira për t’u bërë.
Kjo është një skemë e mirëfilltë. Rezultatet janë lehtësisht të komprometuara dhe kjo bën që vlerësimi i dëmit ekonomik të jetë i vështirë për t’u përllogaritur.”