Ballina Politika Këlliçi i përgjigjet Ramës: Viktimizimi nuk do e shpëtojë Veliajn

Këlliçi i përgjigjet Ramës: Viktimizimi nuk do e shpëtojë Veliajn

53
0

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se po i cenohet familja e Erion Veliajt për shkak të gjyqit publik që po i bëhet dhe jo nga institucionet.

Këlliçi ka risjellë rastin e Ardit Gjoklajt, i cili humbi jetën në landfillin e Sharrës gjatë punës për të siguruar jetesën.

Në reagimin e tij, Këlliçi ka akuzuar Veliajn dhe projektet e tij, si inceneratorët e Tiranës, për mbulimin e krimeve dhe për kthimin e landfillit të Sharrës në një skenë të madhe të krimit financiar. Ai ka theksuar se viktimizimi nuk do ta shpëtojë Veliajn apo përgjegjësit për vrasjen e Ardit Gjoklajt.

“E drejta vonon, por nuk harron! Viktimizimi nuk do e shpëtojë as kreun e 5D dhe as përgjegjësit e tjerë të kësaj vrasje!” ka përfunduar Këlliçi në reagimin e tij.

Postimi i plotë:

“E drejta vonon, por nuk harron!

I ndjeri Ardit Gjoklaj, i cili humbi jetën në landfillin e Sharrës, ishte një minoren 17 vjeçar që punonte në të zezë për të siguruar bukën e gojës.

Makutëria e kreut të 5D dhe presta nomet e inceneratorit fantazmë të Tiranës, jo vetëm që mbuluan me shpejtësi rrufe këtë vrasje makabër, por nga skenë krimi ku kishte humbur jetën një i ri, e kthyen landfillin e Sharrës në skenën më të madhe të krimit financiar në Ballkan dhe Europë!!!

Viktimizimi nuk do e shpëtojë as kreun e 5D dhe as përgjegjësit e tjerë të kësaj vrasje!

RIP Ardit Gjoklaj”