Ballina Bota Porto Riko mbetet pa energji elektrike, 1.3 milion njerëz festojnë në terr...

Porto Riko mbetet pa energji elektrike, 1.3 milion njerëz festojnë në terr Vitin e Ri

37
0

Porto Rico ka mbetur në errësirë të martën, në prag të Vitit të Ri.

Ndalja e rrymës, e cila ka prekur pothuajse të gjithë ishullin, po hetohet, shkruan Reuters.

Sipas informacioneve të para, arsyeja është një kabllo nëntokësore e dëmtuar, njofton “Luma Energy”, kompania kryesore që shpërndan energji elektrike në ishull.

Kompania ka deklaruar se rikthimi i plotë i energjisë pritet të zgjasë mes 24 dhe 48 orëve.

Rreth 13 për qind e konsumatorëve, nga gjithsej 1.3 milion, kanë pasur energji elektrike deri në orën 10:00 me kohë lokale, sipas të dhënave nga “The New York Times” nëntokësore e dëmtuar, njofton “Luma Energy”, kompania kryesore që shpërndan energji elektrike në ishull.

Pas disa orësh, energjia është rikthyer në disa zona, përfshirë spitalin e San Juanit, siç bëri të ditur “Luma”. Megjithatë, pjesa më e madhe e ishullit vazhdon të mbetet në errësirë.