Ballina Europë Flinte në një strehë të stacionit të trenit në Strasburg, gjendet pa...

Flinte në një strehë të stacionit të trenit në Strasburg, gjendet pa shenja jete shqiptari nga Kosova

63
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më datë 1 shkurt në Strasburg të Francës. Mëngjesin e 1 shkurtit, policia franceze ka gjetur trupin e pajetë të një shtetasi nga Kosova.

Sipas mediave franceze, bëhet fjalë për 37-vjeçarin Sabit Haxhiaj. Raportohet se ai ka qenë duke fjetur në një strehë të stacionit të trenit të qytetit francez.

Një media lokale e Francës shkruan se Haxhiaj kishte pesë vite që kishte mbërritur në Strasburg. Haxhiaj kishte një mik dhe kalonte natën me të. Pikërisht miku e gjeti trupin e pajetë të 37-vjeçarit. Një hetim po zhvillohet për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Burri nga Kosova kishte bërë një kërkesë urgjente më 24 janar për strehim, në Pikën e Pritjes së Solidaritetit të SNCF, por nuk ka marrë një përgjigje./Rue89Strasbourg/