Ballina Politika Fisnik Qosja komandohet në krye të degës së PD në Kavajë: Demokratët...

Fisnik Qosja komandohet në krye të degës së PD në Kavajë: Demokratët t’i bashkohen rrugëtimit tonë të fitores

73
0

Kryetari i Bashkisë së Kavajës Fisnik Qosja përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se është komanduar në krye të degës së PD-së në Kavajë.

Qosja shprehet se kjo detyrë është një përgjegjësi e madhe për të. Ai iu ka bërë thirrje demokratëve, që t’i bashkohen rrugëtimit të tij të fitores.

“Të dashur miq,

Me nderim të madh kam marr detyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike të Degës së Kavajës, familjes time të dytë që kur kam qenë 15 vjeç!

Kjo përgjegjësi e re e ngarkuar nga Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Prof. Dr. Sali Berisha, i shton edhe më shumë pritshmëritë e rezultatit zgjedhor të Degës së Kavajës në këtë moment vendimtar, dhe unë këtyre përgjëgjësive nuk i kam ikur asnjëherë edhe kur kam qenë fare i ri!