Ballina Kronika U hodh nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë 28-vjeçarja në...

U hodh nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë 28-vjeçarja në Elbasan

69
0

Një 28-vjeçare ka humbur jetën pasi është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte.

Policia bën me dije se e reja vuante nga depresioni.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, shtetasja K. Z., rreth 28 vjeçe, dyshohet se si pasojë e depresionit është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banon dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.