Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar se procesi i primareve nuk është organizuar për të siguruar vende në listat e sigurta, por theksoi se ata që kanë marrë më shumë vota do të jenë deputetë në Kuvend.
Ai shpjegoi se përpilimi i listave të mbyllura do të bazohet në këtë kriter kryesor, ndërsa pranoi se faktorë të tjerë, si aleatët, do të ndikojnë gjithashtu në përpilimin e listave.
Berisha siguroi se kuotat për gratë dhe të rinjtë do të respektohen në këtë proces.
“Kjo garë nuk u bë për të qenë në listat e sigurta. Ai që merr më shumë vota do jetë deputet në Kuvend. Në përpilimin e listave të mbyllura ky është një kriter kryesor. Ka edhe faktorë të tjerë si aleatët aty. Por po, ky do të jetë kriter. Kuotat ama do të respektohen”, tha Berisha.