Ballina Kronika Përgjimet e “Sky Ecc” – SPAK operacion antidrogë në Tiranë, Elbasan dhe...

Përgjimet e “Sky Ecc” – SPAK operacion antidrogë në Tiranë, Elbasan dhe Durrës, lëshohen 15 masa sigurie

230
0

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar po zhvillon një operacion në disa qytete të vendit për goditjen e një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Sipas raportimeve janë lëshuar 15 masa sigurie në total. Operacioni po zhvillohet në qytetet Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

Mësohet gjithashtu se urdhra-arresti janë lëshuar edhe për persona që janë të burgosur, nën akuzë për vepra të tjera penale.

Masat e sigurisë u lëshuan pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin e koduar “Sky ECC”.