Ballina Kronika Procedohet nëna e 14-vjeçares që u vetëhodh nga pallati në Korçë

Procedohet nëna e 14-vjeçares që u vetëhodh nga pallati në Korçë

31
0

Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku një 14-vjeçare tentoi vetëvrasjen duke u hedhur nga kati 3 policia e Korçës ka proceduar penalisht nënën e saj.

Sipas burimeve të ‘Euronews Albania’ procedimi penal ka nisur për akuzën e “shkaktimit të vetëvrasjes” pasi nga hetimet ka rezultuar se nëna e të miturës i ka shkaktuar probleme psikologjike të bijës.

14-vjeçarja është dërguar në një qendër në kryeqytet për të marrë mjekim shëndetësor dhe përkujdesje psikologjike, ndërsa nuk ka rrezik për jetën.