Atentati mes bandave kriminale në Rinas, që solli një të vdekur dhe një të plagosur rëndë, ka tronditur opinionin publik.
Dhe më të rëndë e bën këtë fakt, se vetëm pak minuta para krimit të rëndë, ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ishte shprehur se, Shqipëria është vend i sigurtë.
Por në një reagim të tij, gazetari Klodian Tomorri shkruan në rrjetet sociale se, policinë Edi Rama ja ka dhënë me koncesion krimit.
Reagimi i gazetarit Klodian Tomorri:
E kanë vënë kukull ministren e Brendshme, vetëm sa për fasadë.
Madje i kanë thënë publikisht: ‘Ti nuk ke punë me policinë, merre me adresat.’
Sepse Policinë e Shtetit ia kanë dhënë me outsourcing krimit të organizuar. Në çdo ngjarje të madhe kriminale ka policë të përfshirë, në të gjitha pa përjashtim.
Krimi vendos emërimet e inspektorëve, të shefave të komisariateve, madje edhe të Drejtorit të Përgjithshëm.
Por tani kanë shkuar edhe më tej: kanë marrë nën kontroll edhe strukturën që duhet të hetojë vetë policët.
Ky që mahnit Brukselin me ‘Diellën’ dhe reformbatutat e tij, ndërkohë e ka shndërruar Policinë e Shtetit në një organizatë mafioze.
E tani, nxirrni ‘Taçke-Kosën’ dhe ‘Kallasen’ e Brukselit të sulmojnë opozitën, se paskemi fyer ambasadorin!
Njësoj si Maria Antoneta: ne kemi Policinë e Shtetit në duart e krimit, ndërsa ata kanë hallin e biskotave të ambasadorit.







