Gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar me ironi, lidhur me deklaratën e Ministres së Brendshme, Albana Koçiu në Komision, se policët nuk rrinë në kuzhina.
Përmes një statusi të shkurtër në rrjetet sociale, Dervishi ironizoi ministren Koçiu për deklaratën e saj, duke shtuar se tashmë punonjësit e Policisë janë të zënë, pasi janë kthyer në shoferë ose truproja të kriminelëve.
‘Nuk kanë kohë të rrinë në kuzhina, sepse janë të zënë duke u kthyer në shoferë ose truproja të kriminelëve’, shkruan Dervishi në reagimin e tij në Facebook.
Statusi i gazetarit Lutfi Dervishi, u bë pak orë nga atentati mafioz në Rinas, ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilmando Dani, ndërsa i plagosur rëndë mbeti agjenti i AMP-së, Muçi Sheqeri.
Statusi i Lutfi Dervishit:
Ministrja e Brendshme Kociu, tha se policët nuk rrinë në kuzhina! Shumë e drejtë. Nuk kanë kohë të rrinë në kuzhina, sepse janë të zënë duke u kthyer në shoferë ose truproja të kriminielëve.







