Ballina Sport Pesë lojtarë të Arsenalit munguan në stërvitjen e sotme

Pesë lojtarë të Arsenalit munguan në stërvitjen e sotme

96
0

Pesë lojtarë të Arsenalit munguan në stërvitjen e sotme, para përballjes me Sportingun

Declan Rice ishte në mesin e pesë lojtarëve që munguan në seancën e fundit stërvitore të Arsenalit përpara ndeshjes së kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Sportingut të Lisbonës.

Bukayo Saka, Martin Ødegaard, Riccardo Calafiori dhe Jurrien Timber gjithashtu munguan, pasi nuk luajtën në humbjen ndaj Bournemouthit në fundjavë në Premierligë.

Mungesa e Ricet erdhi si surprizë, pasi mesfushori luajti të gjitha 90 minutat në humbjen 2-1 të Arsenalit ndaj Bournemouthit.

Sipas raportimeve, mungesa e tij e papritur në stërvitje ka ngritur shqetësime për gatishmërinë e tij në ndeshjen vendimtare.

Edhe Saka mungoi, ndërsa vazhdon rikuperimin për t’u kthyer në formë të plotë.

Anësori nuk ishte pjesë e ndeshjes ndaj Bournemouthit, pavarësisht shpresave të trajnerit Mikel Arteta për rikthimin e tij.

Kapiteni i klubit, Ødegaardi, nuk u pa gjithashtu në stërvitjen e hapur, duke vazhduar një periudhë të vështirë me lëndime.

Mesfushori norvegjez mungoi në humbjen ndaj Bournemouthit dhe mungesa e tij krijon një boshllëk kreativ në mesfushën e Arsenalit, që Arteta do ta ketë të vështirë ta zëvendësojë nëse ai nuk është gati për përballjen me Sportingun në “Emirates”.

Edhe reparti defensiv është goditur, pasi Calafiori mungoi sërish në stërvitje.

Edhe pse luajti 90 minuta në ndeshjen e parë kundër Sportingut në Lisbonë, mbrojtësi italian ka pasur probleme fizike më pas.

Ai nuk u stërvit as para ndeshjes me Bournemouthin dhe u la jashtë skuadrës për atë takim, duke ngritur pikëpyetje për gjendjen e tij aktuale.

Ndërkohë, Timberi është lojtari i pestë që mungon, teksa mbrojtësi holandez vazhdon rikuperimin nga një dëmtim në ijë.

Ai u detyrua të largohej nga fusha në pjesën e parë të një ndeshjeje ndaj Evertonit muajin e kaluar dhe që atëherë nuk ka arritur të rikthehet në stërvitje të plotë.